Tre shqiptarë janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e të shtunës në provincën e Tarantos, në Itali.
Ata ishin pasagjerë në një furgon të tipit “Ford”, i cili doli nga rruga dhe u përplas fort pas një trungu peme ulliri. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë lodhja fizike e drejtuesit të mjetit.
Pasagjerët e lënduar janë dy burra dhe një grua. Mësohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.