Subscribe

Një ditë pasi mazhoranca dhe opozita ranë dakord për miratimin e projektligjit për importin e mbetjeve, LSI lëshon alarmin se ne Shqipëri mund te hyjnë lende te rrezikshme. Shqetësimin e ka ngritur vete Ilir Meta, i cili beri te ditur se partia e tij është e vendosur te parandaloje çdo rrezik qe mund t’u vije shqiptareve nga importi i plehrave. Nisur nga ky shqetësim, LSI ka propozuar nje amendament shtese ne projektligj. Amendamenti i Lëvizjes Socialiste per Integrim synon t’i japë shoqërisë civile te drejtën e verifikimit te imtesishem te mbetjeve qe vijnë nga jashtë. Sipas LSI –se drejtuesit e pikave doganore kanë detyrimin e lejimit të kryerjes së monitorimit pa asnjë kufizim. I pyetur lidhur me vazhdimësinë e koalicionin ne zgjedhjet e ardhshme, Meta ka thëne se energjitë i ka përqendruar ne garën brenda partisë se tij. Nga Shkodra, Meta ka folur edhe per largimin nga Shqipëria te investitorit Libanez, i cili u dhunua barbarisht pak dite me pare. Kreu i Lëvizjes Socialiste per Integrim u beri thirrje institucioneve ligjzbatuese te vene sa me shpejte përpara pergjegjsise autoret e ngjarjes se rende.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *