Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të shtunë historinë e një ish-minatori, i cili përreth dy vitesh kërkonte të drejtën e tij për të marrë pensionin e pleqërisë në varësi të kontributit gati 38-vjecar që kishte dhënë.

 

Përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë ndan me ndjekësit e tij zgjidhjen që i është mundësuar Hakas përmes platformës së bashkëqeverisjes, duke iu rritur pensioni nga 90 mijë lekë në muaj në 155 mijë lekë.

 

Sipas Ramës ish minatori, Sherif Haka i është drejtuar “shqipëriaqëduam.al”, duke bërë të ditur se pensioni i pleqërisë i kishte dalë më i vogël se trajtimi i vecantë që merrte si ish-minator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *