Subscribe

Gjatë sezonit veror do të ketë kontrolle të shtuara në akset rrugore, për të ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

“DPSHTRR ëshë e pajisur me një pajisje modern që kontrollon tonazhin e automjeteve. Sidomos në akset e reja që do të dorëzohen tani, kjo pajisje do të jetë në funksion të vazhdueshëm dhe të gjtha mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë tonazhin e parahsikuar, do të penalizohen. Do të dorëzohen edhe akse të tejra si tuneli i Llogorasë. Do monitorojmë dhe penalizojmë të gjithë ata që shkelin rregullat e Kodit RRugor. Do të ketë task forca në terriotir për të mbarëvajtur sezonin turistik”, tha ministrja Belinda Balluku.

“Në planin e madh të masave të marra nga Policia e Shtetit janë parashikuar të angazhohen në këtë operacion plot 1635 punonjës të policisë, pjesa më e madhe e tyre pjesë e forcës kombëtare të sigurisë publike. Do të përdorim dronët edhe për monitorimin e trafikut në pikat e nxehta, për të pasur një informacion të detajuar gjatë 24 orëve të ditës, për të gjitha dhe për të njoftuar publikun  në rastet e nevojës për të shmangur pika të caktuara të nxehta me një trafik të shtuar”, u shpreh ministri Taulant Balla.

Gjatë aktivitetit “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurt”, Taulant Balla njoftoi edhe lehtësimin e procedurave të hyrje-daljeve në pikat e kalimit kufitar.

“Ka filluar zbatimi i protokollit dypalësh për lehtësimin e procedurave të hyrje-daljeve në pikën e përbashkët të kalimit kufitar, Morin, Kukës, e po ashtu, besoj deri javën tjetër, bashkë me Ministrin Sveçla, do të njoftojmë edhe lehtësimin e kalimit edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar me Kosovën, për të mundësuar, le të themi, kalim të lirshëm të kufirit për të gjithë turistët, qofshin qytetarë të Kosovës apo të Shqipërisë që duan të shkojnë në Kosovë”, tha Balla.

Zëvendëskryeministrja Balluku shtoi se gjatë sezonit veror, në disa prej akseve kryesore do të vendosen tabela informuese për situatën e trafikut, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *