E enjte, 5 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Pezullohet efektivi i SHKB

Pezullohet nga detyra polici i SHKB së burgjeve, pasi plagosi me armë një biznesmen në Tiranë mbrëmjen e se hënës. Drejtori i SHKB ka firmosur urdhrin e pezullimit per Kleant Musabelliun 43-vjeçarin i cili pas një debati me Pëllumb Gjokën për zënkën e fëmijëve të tyre, e plagosi me armën e shërbimit në këmbë.

 

Ndërkohë, drejtori i SHKB së burgjeve Denion Meidani i ka propozuar ministres se drejtësisë edhe shkarkimin e tij. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në zonën e Pazarit të Ri, ku debati mes Gjokës ish-pronar i hotel Rozafës dhe Musabelliut përfundoi me plagosjen e 46-vjeçarit. Për ngjarjen policia ka ngritur akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë