Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, e cilëson “pjekuri politike” dhe “burrëri” vendimin e Gramoz Ruçit për t’u larguar pas 30 vitesh nga politika.

 

Në një prononcim për mediat nga Fieri, ai tha se kryeparlamentari do t’i mungojë PS-së, ndërsa e quajti një nga këshilltarët më të mirë të kryeministrit Edi Rama.

 

“Ruçi është një koleg dhe shok i pazëvendesueshëm. Me ketë vendim tregoi simbolin e burrërisë dhe pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartësinë profesionale.  Besoj se do ta ndiejme për një kohë të gjatë mungesën e Ruçit.  Kjo përvojë do të na shërbejë shumë, veçanërisht të rinjve. Gjithë pervoja e tij ështe nje vlerë e madhe veçanërisht për te rinjtë që vijnë në radhët e politikës. U emocionova kur dëgjova vendimin për t’u larguar nga politika aktive. Kemi të bëjmë me një shembull që fatkeqësisht mungon. Mungon në PD një rast i tillë, sidomos kur flasim për një figurë siç është Sali Berisha  i cili sapo është shpallur në përbërjen e një liste të zezë ne SHBA dhe ngaqë do më shumë interesat e veta dhe nuk do as partinë e vetë nuk do as veten e tij. Po të largohej nga PD do ishte nje barrë më pak për PD. Duket që interesat personale janë më të forta sesa interesat publike, qofte edhe të partise së vetë qe ka drejtuar për shumë vjet.  Kemi të bejmë me dy modele e dy kultura që në momentin qe flasim japin edhe mesazhin se sa i lidhur është njëri apo tjetri me krimin në politikë”, tha Koçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *