Subscribe

Këta janë 5 djemtë që sjellin premierën teatrale këtë fundjavë në kryeqytet, një shfaqje që ju kthen pas në fëmijëri, në lojërat e dikurshme që rrëfejnë histori të sotme. Racizmi, dhuna, homoseksualizmi, por edhe heronj të zhveshur nga kostumet vijnë nën këndvështrimin e fëmijëve, që përmes lojërave imitojnë të rriturit.

 

“5 djelmoshat”, kjo dramë bashkëkohore ballkanike që nisi si një lexim skenik në ditët e teatrit ballkanik, nis rrugëtimin artistik këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar. Takimi me publiku është gjithnjë në orën 19.00.

 

E në të njëjtin orar edhe Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ofron një shfaqje tjetër, ku i pushtetshmi kërkon shumë, ndërsa publiku është Kryeshërbëtorja që sheh shumëçka.

 

Kjo skenë eksperimentale ofron edhe më shumë për fëmijët. Dy shfaqje për publikun e vogël, që mund të zgjedhin argëtimin përmes projeksionit dhe elementëve të tjerë që shkrijnë lojën aktoriale me teknologjinë në “Qytetin e ngjyrave” të shtunën, ose të dielën me një alternativë më kinematografike si “Tre Ketrushët”.

 

Çadra e cirkut vijon të përcjellë shfaqjen e fillimivitit “Një vit në një orë” ashtu sikurse edhe arti vizual nuk premton asgjë të re këtë fundjavë. Galeria Kombëtare me kryeveprat italiane të viteve 1900 duket se mbetet alternativa më e mirë për ata që ende nuk e kanë shijuar artin e atyre viteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *