Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 April 2026
Vizion fokus

Aksident në Vermosh, një i plagosur

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb jetën një...

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në fund një...

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan për bisedimet...

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia jep detaje...

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen nesër për...

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse...

Spanja dhe Irlanda bojkotojnë transmetimin e Eurovisionit, Sllovenia do...

Popullariteti i Putinit bie për të shtatën javë radhazi

Aksident tragjik në superstradën Fushë Krujë-Milot, 1 viktimë dhe...

Përplasja në distancë/ Meta i përgjigjet Bardhit: Favorizova forcat opozitare dhe jo partinë në pushtet

25 Janar 18:06

Vijojnë  replikat në distancë mes Presidentit Ilir Meta dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi.

 

Presidenti Ilir Meta i është kundërpërgjigjur Bardhit dhe Bashës përmes një reagimi sa i takon pretendimeve të demokratëve se; “Dekreti për zgjedhjet e 6 marsit, për të vënë në vështirësi PD”.

 

Meta thotë Presidenti i Republikës funksionon sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të shtetit në fuqi. Sipas Metës, presidenti nuk mund të dekretojë, apo të mos dekretojë datë zgjedhjesh sipas kapriçove dhe oreksit të forcave politike.

2/ STOP GËNJESHTRAVE të deputetëve Basha-Bardhi për PRESIDENTIN E REPUBLIKËS! ✌️🇦🇱

 

ÇMONTIMI I GËNJESHTRËS SË DYTË!
Lidhur me gënjeshtrat e tjera të deputetit Bardhi, se gjasme, “Dekretimi i beftë i zgjedhjeve nga Presidenti ka patur një qëllim, për të vënë në vështirësi PD”, apo “lidhur me mungesën e konsultimit me forcat politike për caktimin e datës 6 mars 2022 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 Bashki”, bëjmë me dije kujtdo që ka interes, se:
📌 Deputeti Bardhi, e di se, Presidenti i Republikës funksionon sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të shtetit në fuqi.
📌 Presidenti i Republikës, nuk mund të dekretojë, apo të mos dekretojë datë zgjedhjesh sipas kapriçove dhe oreksit të forcave politike.

 

📌 Se kur ato zhvillohen e dikton Kushtetuta dhe Ligji.
📌 Deputeti Bardhi, e di që sipas Kodit Zgjedhor, Ligjit për Vetqeverisjen Vendore, Presidenti i Republikës, dekreton datën e zgjedhjeve të pjesshme vendore vetëm pasi ai njoftohet zyrtarisht nga organet e njohura nga ligji për vakancat e krijuara.
📌 Sipas ligjit këto institucione që kanë për detyrë të njoftojnë Presidentin e Republikës janë; Këshilli i Ministrave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

Presidenti i Republikës, është njoftuar për herë të parë nga këto dy organe (KM dhe KQZ) vetëm në datat 17-18 janar janar 2022, dhe kjo vetëm pasi Presidenti i kërkoi këtyre informacion zyrtar.

 

E sqarojmë deputetin Bardhi që për zgjedhjet e pjesshme, afati minimal dhe maksimal, brenda të cilave zhvillohen zgjedhjet sipas Kodit Zgjedhor është nga 30-45 ditë, duke nisur nga momenti i njoftimit të vakancës.
I gjithë procesi i njoftimit të Presidentit të Republikës nga Këshilli i Ministrave, KQZ dhe Gjykata Kushtetuese, për vakancat e parakohshme të krijuara në këto 6 Bashki ka përfunduar në datën 20 janar 2022.

 

Presidenti i Republikës, i konsultuar me KQZ dhe me kërkesë të kësaj të fundit midis dy datave më të mundshme 27 shkurt dhe 6 mars 2022 dekretoi afatin maksimal 45 ditor, pra datën 6 mars 2022 si datën më të përshtatshme të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme për këto 6 Bashki, pa kryetar.

 

Kjo pikërisht që, KQZ që ka përgjegjësinë e organizimit të tyre dhe gjithë forcat politike të kenë mundësi të realizojnë një proces dhe fushatë zgjedhore sa më të mirë dhe të përshtatshme.
Presidenti nuk u konsultua me asnjë forcë politike, por realizoi një takim me përfaqësues të shumicës në Kuvendin e Shqipërisë, për të përmbushur detyrimet kushtetuese, lidhur me datën e kërkuar nga KQZ dhe përgjegjësitë që ka Kuvendi në këtë proces.

 

Zoti Bardhi, duhet ta kuptojë që realizimi i zgjedhjeve në afatin maksimal 45-ditor, pra në datën 6 mars 2022, lehtëson punën e KQZ-së dhe ndihmon më së shumti forcat opozitare garuese, duke i dhënë afatin maksimal të njohur nga ligji.
Nëse Presidenti, do të kishte zgjedhur afatin minimal 30-ditor, për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, që përkonte me datën 20 shkurt 2022, atëherë kjo do të ishte në shërbim të Partisë në pushtet.
Presidenti favorizoi forcat opozitare dhe jo partinë në pushtet z.Bardhi! 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
bardhi meta Perplasje Replika

Nga e njëjta kategori

Moza për herë të parë në sfidë dhe del e para! Kush janë dy fermerët që shkojnë “kokë më kokë” në nominim

më shumë...

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur mendoi se do ndërronte jetë, sillej keq me mua

më shumë...

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adionin, vëllai i Fabjolës kundër: Kam ardhur të të marr në shtëpi, nuk po respekton parimet

më shumë...

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:28

Ermiona flet me emra pas daljes: Kush...

12:59

Moza për herë të parë në sfidë...

12:18

Emocionuese! Gresa takohet me babain, fermerja shpërthen...

12:11

“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi...

11:31

“Nëse mbani Gresën në lojë, do dilni...

10:51

“Adioni  nuk po e respekton”, opinionistët: Takimi...

10:41

“Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia...

10:18

Aksident në Vermosh, një i plagosur

10:03

Ermiona Lekbello largohet nga Ferma VIP

9:45

Ferma VIP/ Tre konkurrentë në televotim, kush...

9:44

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Cerrik, humb...

9:26

“E kam mbiemrin e rëndë unë”, Ermiona...

9:19

E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë...

9:11

Këto shenja Horoskopi do të kenë probleme...

9:00

Nis spektakli Ferma VIP 3, ndiqeni LIVE...

8:48

Këto rroba nuk duhet të lahen kurrë...

8:16

Donald Tusk thumbon Viktor Orban: Më në...

8:07

Trump dërgon Witkoff dhe Kushner në Pakistan...

7:47

Aksidenti me vdekje në Fushë Krujë, policia...

7:45

Shtëpia e Bardhë: Witkoff dhe Kushner nisen...

Më të klikuarat

  • “Mami të duam çmendurisht”, surprizohet nga vajz...
  • “Do të jesh pjesë e trekëndëshave?” Marrëdhënia me Adi...
  • Policia Rrugore “blindon” rrugët, mbi 21 mijë gjoba në një j...
  • Parashikimi ditor për 12 shenjat e horoskopit: Vendimet e pa...
  • E papritur! Ermiona Lekbello kërkon të ndërpresë rrugëtimin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.