Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën dhe mbi 70 të tjerë janë plagosur në Egjipt pasi dy trena pasagjerësh janë përplasur me njëri-tjetrin.

 

Ekipet e emergjences vijojnë kërkimet në vendin e ngjarjes, në jug të kryeqytetit Kajro, pasi dyshohet se shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar nën gërmadha.

 

Autoriteti hekurudhor i Egjiptit bëri të ditur se aksidenti u shkaktua nga një individ i panjohur i cili ka përdorur frenat e emergjencës në trenin e parë.

 

Egjipti ka një nga rrjetet hekurudhore më të vjetra dhe më të mëdha cka eshte bere shkak per shume aksidente.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *