Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin tonë, kryesisht Durrësin, por edhe disa vende europiane, përfshirë Italinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.
Kryeministri shton se ajo që e habit më shumë është fakti se opozitat në këto vende nuk po fajësojnë as qeveritë e tyre për situatën e krijuar nga moti ekstrem.
Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë apo qoftë edhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, por hiç, asnjë llaf, s’e… pic.twitter.com/sCleOghzIh
— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026





