E shtunë, 28 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 minuta më parë
Politikë

Përmbytjet në Durrës, ironizon Rama: Nuk e kuptoj pse s’po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me reshjet e dendura dhe përmbytjet që kanë përfshirë vendin tonë, kryesisht Durrësin, por edhe disa vende europiane, përfshirë Italinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Kryeministri shton se ajo që e habit më shumë është fakti se opozitat në këto vende nuk po fajësojnë as qeveritë e tyre për situatën e krijuar nga moti ekstrem.

POSTIMI I RAMËS:
Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë