Shkon në 150 të vdekur bilenci tragjik i përmbytjeve të mëdha në disa shtete të Indisë.

Sipas asaj cfare raporton BBC, shtetet më të goditura janë Uttarakahand dhe Kerala por edhe disa zona në Nepal.

Uttarakhand llogatriten deri tani 52 viktima dhe dhjetëra të zhdukur, teksa shkollat dhe ceremonite fetare të gjitha janë mbyllur.

37 persona të tjerë kanë gjetur vdekjen deri tani në Kerala dhe 77 në Nepal.

Mijëra shtëpi janë dëmtuar ndërsa mijëra persona janë evakuuar dhe shpëtuar nga forcat e emergjences dhe ushtria..

 

Sipas shërbimeve meteorologjike, koha do të qetësohet vetëm në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *