E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Përkujtohet 75-vjetori i Konferencës së Pezës

Plot 75 vjet me pare ne fshatin Peze te Tiranës, ndodhi kthesa e madhe e historisë politike. Ne 16 shtator te 1942 u mbajt konferenca e Pezës ku forcat e ndryshme politike u bashkuan ne luftën nacional çlirimtare kundër Italisë fashiste.

 

Ne kete përvjetor, Presidenti i Republikës, deputete, drejtues te pushtetit vendor, familjare te veteraneve bene homazhe ne Varrezat e Dëshmoreve dhe para memorialit te patriotit Myslym Peza.

 

Reklamë

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se konferenca e Pezës e vendosi Shqipërinë ne aleancën e duhur. Ndërsa e ka cilësuar te rëndësishme këtë date edhe per mbledhjen e shefave te shtabeve te gjithëve vendeve anëtare te NATO-s ne Tirane.

 

Ndërkohe Bashkia e Tiranës ka planifikuar nje sere aktivitetesh per grupmosha te ndryshme, per ta kthyer sot Pezen, vendin e takimit per te kujtuar këtë dite historike. Aktivitete do te vijojnë deri ne orët e mbrëmjes.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë