Në Gjykatën e Elbasanit u zhvillua sot seanca për katër adolëshentët të përfshirë në vrasjen  e 16-vjeçarit, Fation Bici.

16-vjeçari u vra në maj të vitit 2023. nVizion Plus mëson se Gjykata e Elbasanit dha sot vendimin final për katër adoleshentët, të cilët u dëuna me burgim.

Ergi Karaj u dënua 27 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar, por Gjykata vendosi përfundimisht 18 vite burg. Orgito Çarçiu u dënua për katër vepra penale 21 vite burg dhe në gjykim të shkurtuar ai do të vuajë 14 vite burg.

Xhonatan Çekrezi u dënua nga gjykata për 4 vepra penale me 12 vite burg, në gjykim të shkurtuar 8 vite. Ndërsa Stiven Murati u dënua nga gjykata me 10 vite burg dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

/vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *