Subscribe

Përvec virozave, alergjive të stinës fëmijët po preken masivisht nga “kolla e mire”  ose sic njihet ndryshe në mjekësi “Pertusi”. Kjo sëmundje ngjitëse prej shumë vitesh nuk shfaqej në vendin tonë, ndërsa në vendet e rajonit dhe në Europë po regjistron edhe raste te renda.  Sipas Institutit te Shëndetit Publik deri më tani janë konfirmuar mbi 30 raste por mjekët shprehen se numri mund te jetë edhe me i lartë pasi shumë prej pacientëve zgjedhin ta kalojnë të izoluar në banesë.

“Raste ka shume më tepër por nuk është e nevojshme që të gjithë të hospitalizohen. Që pas viteve 90 nuk kemi pasur raste te shpalljes së kollës së bardhë, kjo është hera e parë që përballemi me një situatë të tillë”, thotë mjeku Bektash Mandri.

Shenjat e kollës shoqërohen me temperaturë, lotim, kollë e cila mund të zgjasë për një kohë të gjatë, si dhe në raste të rënda klinike me vështirësi në frymëmarrje deri në pneumoni. Sëmundja prek cdo moshe, por më së shumti fëmijët dhe adoleshentët, pavarësisht nëse jane vaksinuar ose jo.

“Shkon 4 deri në 6 javë referuar subjektit që kemi përballë sepse në personat që kanë imunitet më ët dobët kjo periudhë mund të zgjatet deh mund të shkojë dei në pneumoni”, shprehet mjeku.

Referuar rasteve në rritje, komiteti i vaksinimit ka rekomanduar futjen e dozave përforcuese në moshën 6 dhe 13 vjeç.

“ Gjithmonë në prag epidemish shtohet një dozë ekstra për të bërë imunizimin e popullatës dhe për të shmangur një pandemic në pritje”,  thotë ai.

Të vegjlit po preken edhe nga virusi “Koksaki” ose siç njihet ndryshe sëmundja “duar-këmbë-gojë”. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *