Subscribe

Ministria e Energjisë ka përfunduar masterplanin për furnizimin me gaz të Shqipërisë. Pas përfundimit të projektit TAP tre nyjet e para që do të marrin gazin, do të jenë Vlora, Fieri dhe Ballshi. Pikësëpari investimi do të bëhet në TEC-in e Vlorës çka do ta verë këtë vepër për herë të parë në punë, e ndërsa dy zonat e tjera janë përzgjedhur si prioritare për shkak të aktivitetit intensiv industrial që kanë në përpunimin e nënprodukteve të naftës dhe gazit. Masterplani e ndan për herë të parë Shqipërinë në 5 zona ku do të fillojë investimi për krijimin e rrjetit të furnizimit me gaz. Në këto rajone, përfshihet edhe një nyje dalëse për të furnizuar Kosovën. Deri në 2020-ën Shqipëria nuk do të tejkalojë nevojat mbi 0.2 miliard metër kub gaz, e në vitet e tjera kjo sasi do të rritet. Në bazë të këtij plani, konsorciumi i TAP do të ndajë dhe kuotat e gazit për vendet ku kalojnë tubacionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.