Mbi 62 mijë protestues nga I gjithë vendi janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës para kryeministrisë.

Ky është pretendimi të paktën I dalë nga Partia Demokratike. Shifrat e mbështetesve të selisë blu të nisur nga 11 qarqe nuk përfshijnë të dhënat për Tiranën.

Partia më e madhe opozitare ka denoncuar gjatë gjithë të shtunës pasdite presionet sipas saj të policisë ndaj militanteve të saj.

Sipas PD, ka pasur edhe shoqërime në komisariate dhe ndalesa pa arsye të autobuzeve në mënyrë që të pengohet vajtja e tyre në Tiranë

 

Më poshtë shifrat e PD për protestuesit e nisur nga rrethet drejt Tiranës:

Qarku Shkodër – 9450 qytetarë
Qarku Lezhe – 7300 qytetarë
Qarku Kukës – 3800 qytetarë
Qarku Dibër – 3500 qytetarë
Qarku Durrës – 9800 qytetarë

Qarku Elbasan – 8100 qytetarë
Qarku Berat – 3000 qytetarë
Qarku Fier – 5600 qytetarë
Qarku Vlorë – 5000 qytetarë
Qarku Gjirokastër – 2200 qytetarë
Qarku Korçe – 4700 qytetarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *