Subscribe

Lulzim Basha dhe Eduard Selami kane hyre ne selinë e Partisë Demokratike si kandidate zyrtare ne garën per postin e kryetarit te partisë me te madhe te opozitës.

 

Basha dhe Selami kane marre pjese ne mbledhjen e pare te komisionit përgjegjës per organizimin e procesit elektoral, i cili ka miratuar udhëzimin qe rregullon zgjedhjet e 22 korrikut. Kryetari i komisionit Jemin Gjana ka sqaruar se do te ngrihen 60 qendra votimi ku secili kandidat do te ketë nga nje përfaqësues dhe çdo demokrat është i ftuar te votoje nga ora 8 deri ne orën 19.00 te datës 22 korrik.

 

Ashtu si ne zgjedhjet e 2013, pika me delikate e procesit mbeten listat e votuesve dhe komisioni ka vendosur qe përveç atyre qe jane ne regjistrin e anetaresise deri ne datën 28 qershor te votoje edhe çdo qytetar qe ka nje karte te vjetër anëtarësie.

 

“Kjo liste do te përmbaje edhe emrin e çdo anëtari te PD qe disponon nje tesere partie nder vite, por qe nuk është ne regjistrin e përditësuar, këta duhet te paraqiten deri ne 12 korrik me dokumentin e anetaresise ne dege per t’u regjistruar.”

 

Nga ky moment, Lulzim Basha dhe Eduard Selami nisin zyrtarisht fushatën se kush do te drejtoje Partine Demokratike ne 4 vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *