E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Asgjësohen 42 bimë kanabis në Krujë, vihet në pranga një 31-vjeçar

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në terren dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale N. Z., 31 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, J. M., 43 vjeç, të dy janë banues në fshatin Mukaj.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se ata kishin kultivuar 42 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa në një zonë pyjore të fshatit Mukaj.

Gjatë kontrollit në vendin ku kultivoheshin bimët, shërbimet e Policisë sekuestruan edhe 600 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa bimët u asgjësuan.

Reklamë

Policia bën me dije se vijojnë kërkimet për kapjen e 43-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë