E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

Një tjetër aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në aksin Tepelenë-Memaliaj, në dalje të qytetit të Tepelenës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Volkswagen” me drejtues Dritan Bektashi është përplasur me një automjet tip “Fiat”, i cili lëvizte në drejtim të Gjirokastrës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar 5 persona. Mes të plagosurve janë drejtuesi i automjetit “Volkswagen” dhe 4 shtetas të huaj që udhëtonin në automjetin tip “Fiat”.

Të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë