E diel, 1 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kryeministri Edi Rama udhëton në Francë, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëton sot më 13 korrik në Paris, Francë për të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron.

Takimi do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e palëkundur të vendit tonë në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.

Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë