Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

Dosja Veliaj/ Pranuan përfshirjen, ish-financierja: U ndikova nga urdhrat...

“Përballë ke rininë, jo Saliun”, Muçi përplaset me Ballën!...

Rrjolli dhe Zvërneci, rrëzohet kërkesa e Kaprit për interpelancë...

Tragjedi në Indi/ “Mali” i mbeturinave shembet mbi njerëzit,...

Kuvendi në seancë plenare, prezantohet rendi i ditës, bojkoton...

Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në një lokal...

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 42-vjeçari...

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në një lokal në Bangkok (VIDEO)

13 Korrik 10:06

Së paku 27 persona humbën jetën nga një zjarr që përfshiu një lokal nate në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, tha të hënën kryeministri Anutin Charnvirakul, pasi vizitoi vendin e ngjarjes.

Zjarri shpërtheu të dielën vonë në lokalin Rong Beer Na Ladprao, në distriktin verior Ladprao të Bangkokut.

Sipas gazetës Bangkok Post, 63 persona u plagosën – prej tyre 22 në gjendje të rëndë.

Pamjet televizive treguan flakët duke përfshirë lokalin, ndërsa zjarrfikësit arritën t’i vinin nën kontroll pas rreth 45 minutash.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.

Guvernatori i Bangkokut, Chadchart Sittipunt, tha se hetuesit po shqyrtojnë nëse daljet emergjente kanë qenë të bllokuara dhe nëse lokali i kishte përmbushur standardet e sigurisë kundër zjarrit.

Sipas tij, zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të përdorura në tavan dhe dekor.

Besohet se edhe tymi toksik ndikoi në numrin e lartë të viktimave.

Të plagosurit u dërguan në 16 spitale në Bangkok.

Transmetuesi publik Thai PBS, duke cituar ekipet e shpëtimit, raportoi se numri i viktimave kishte arritur në së paku 30.

Autoritetet identifikuan deri në atë kohë 17 gra dhe tetë burra.

Lokali ndodhet pranë Tregut Chatuchak, një nga atraksionet më të njohura turistike në Bangkok. Ende nuk dihet nëse mes viktimave ka shtetas të huaj. Tregu mbyllet rreth mesnatës.

Zjarri u përhap brenda pak sekondash

Mediat tajlandeze raportuan se shërbimet e emergjencës morën thirrjet e para pak para mesnatës dhe se zjarri u përhap me shpejtësi.

Pamjet e filmuara me telefona celularë treguan njerëz duke ikur në panik nga lokali.

💔 27 dead and 18 injured as tragedy strikes Bangkok nightlife

Late last night, a massive fire engulfed the popular entertainment venue “Rong Beer at Ladprao” near the Ladprao Intersection. Emergency services responded around midnight to a fierce blaze, with thick smoke and… pic.twitter.com/vuPsMO7eZn

— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer) July 12, 2026

Muzikantët që kishin performuar atë mbrëmje, thanë se fillimisht panë tym që dilte nga një panel elektrik pranë skenës, përpara se të ndërpritej energjia elektrike.

Pak kohë më vonë ndodhi një shpërthim dhe tymi i dendur u përhap brenda sekondash, raportoi gazeta Thairath, duke cituar dëshmitarët.

Shumica e viktimave duket se tentuan të largoheshin drejt pjesës së pasme të ndërtesës, pranë tualeteve, ku mbetën të bllokuar.

Pikërisht aty u gjetën më vonë edhe shumica e trupave.

Të tjerë arritën të dilnin jashtë duke bërtitur, ndërsa lokali përfshihej nga flakët.

Zjarri e shkatërroi plotësisht objektin, duke lënë pas mure të nxira nga tymi dhe dritare të thyera.

Gjatë natës, vendin e ngjarjes e vizituan guvernatori Sittipunt dhe kryeministri Charnvirakul.

Policia e rrethoi zonën dhe nisi hetime për të zbuluar shkakun e zjarrit.

Familjeve të viktimave iu kërkua të kontaktojnë autoritetet dhe të japin mostra të ADN-së për të ndihmuar në identifikimin e tyre.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
bankok Lokal zjarr

Nga e njëjta kategori

Dosja Veliaj/ Pranuan përfshirjen, ish-financierja: U ndikova nga urdhrat e Xoxës, ish-polici: U ndikova nga pushteti i Veliajt. Shtyhet seanca

më shumë...

“Përballë ke rininë, jo Saliun”, Muçi përplaset me Ballën! Socialisti: Këtu je aksidentalisht, nuk tallem me protestën

më shumë...

Rrjolli dhe Zvërneci, rrëzohet kërkesa e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Po censuroni opozitën

më shumë...

Lihet në burg 64-vjeçari që vrau gruan për xhelozi! “Kyç” gojën para Gjykatës së Shkodrës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:04

Dosja Veliaj/ Pranuan përfshirjen, ish-financierja: U ndikova...

10:51

“Përballë ke rininë, jo Saliun”, Muçi përplaset...

10:40

Rrjolli dhe Zvërneci, rrëzohet kërkesa e Kaprit...

10:39

Lihet në burg 64-vjeçari që vrau gruan...

10:15

Tragjedi në Indi/ “Mali” i mbeturinave shembet...

10:14

Kuvendi në seancë plenare, prezantohet rendi i...

10:06

Dhjetëra persona humbin jetën nga zjarri në...

9:42

Kryeministri Edi Rama udhëton në Francë, merr...

9:34

Vrau gruan në derën e shtëpisë, mbërrin...

9:29

Asgjësohen 42 bimë kanabis në Krujë, vihet...

8:47

Aksident i rëndë në aksin Lushnjë–Rrogozhinë, humb...

8:38

EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron...

8:21

“Kujdes me çështjet financiare”, parashikimi i yjeve...

8:15

Mos dilni në orët e pikut! Sot...

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.