Sapo ka mbërritur në gjykatën e shkallës së parë të rrethit gjyqësor Fier , 19 vjeçarja Lionela Lamaj.
Ajo do të paraqitet para trupit gjykues për verifikimin e kushteve dhe kritereve për vijimin e zbatimit të masës së sigurimit .
Ajo u vu në pranga me kërkesë të Peokurorisë e dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Heqja e paligjshme e lirisë” e parashikuar nga neni 110 i kodit penal , kryer në bashkëpunim.
Në pritje te seances per dhenien e mases se sigurise personale ne gjykaten e Fierit, nena e nje prej 15 vjeçareve me mase sigurimi “ Shtrim i perkohshem ne nje spital psikiatrik,
pohon se shqetesimini tyre ka qenë i hershëm , që kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9- vjeçare publike disa muaj më parë.
Ajo pohon se kishin nevojë të ndihmoheshin nga shkolla dhe psikologia por janë përzën.
Nëna tregon se vajza vinte në orët e para të mengjesit në shtëpi dhe thoshte si kishte qenë me shoqet, ndonëse familja nuk njihte asnjë prej tyre.
Nëna e saj pohon gjithashtu se ndihet e shqetësuar pasi nuk është në dijeni as të diagnozes e as të trajtimit.




