Subscribe

Per Partine Demokratike lirimi i Orest Sotes është pasoje e kapjes se prokurorisë nga kryeministri Edi Rama. Nënkryetari i PD Edi Paloka deklaroi se tashme qe Edi Rama është de fakto kryeprokuror, po i jepet mbrojtje nga ligji çdokujt që implikon Saimir Tahirin në trafikun ndërkombëtar të drogës.

 

“Lirimi nga arresti me burg i Orest Sotës, në makinën e të cilit u gjetën 863 mijë euro dhe, bashkë me paratë hedhura në sediljen e makinës, edhe patentat e Saimir Tahirit, është një fakt tjetër se Edi Rama kontrollon pika kyçe të sistemit të drejtësisë.”

 

Sipas PD, largimi i kryeministrit Rama është e vetmja garanci qe drejtësia te funksionoje.

 

“Ne e dimë se marrja nën kontroll e prokurorisë e bën të paprekshëm Saimir Tahirin, Orest Sotën dhe këdo që mund t’i tronditë Edi Ramës pushtetin e bazuar tek krimi, droga dhe blerja e votës. Me Edi Ramën kryeprokuror është e sigurt se nuk do të ketë asnjë peshk të madh në rrjetën e drejtësisë.”

 

Partia Demokratike doli kundër zgjedhjes se prokurorit te përkohshëm, duke akuzuar mazhorancen se po kapte sistemin e drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *