Sulmuesi brazilian Alexandre Pato, synon rikthimin në elitën e futbollit italian.

Sipas asaj që shkruhet nga Gianlucadimarzio.com, Alexandre Pato dëshiron absolutisht rikthimin në Itali.

Aventura e tij e tretë në Brazil ka përfunduar, pas një sezoni shumë të mirë me bluzën e San Paolos.

Lamtumira ndaj paulistëve tashmë është gjë e shkruar.

Pato, pothuajse në moshen 31 vjeçare do një sfidë të re, mundësisht në kampionatin italian, ku u bë i njohur në nivel botëror me bluzën numër 7 të Milanit.

Sot Pato duket se nuk vuan më nga shumë problemet muskulare që e kanë frenuar në momentin më të mirë të karrierës së tij, si në 2013 kur la kuqezinjtë pas disa problemeve fizike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *