Gazetari i njohur Sokol Balla, moderator I emisionit “Real Story” Në Vizion Plus ka dhënë një interviste ndryshe për “My Living”, ku rrëfeu pasionin e tij për udhëtimet jashtë vendit.
Balla tha se ka nisur të udhëtojë që nga viti 1993 e që prej atëherë nuk është ndalur më.
Madje Balla tha se aq shumë kishte lëvizur saqë mund të jenë më shumë vende sesa ato që kanë njohur pavarësine e Kosovës.
Intervista e plotë e Sokol Ballës:
Sokol Balla: Vrap? Mua më pëlqen më shumë të eci, ecje e shpejtë, 24 km ka qenë ecja ime më e gjatë, në Myanmar, kur kam mbërritur natën në ora tetë në hotel, nuk i ndjeja këmbët. Por e para ishte shumë bukur, e dyta unë udhëtoj dhe vetëm, vetëm me çantën në krah. Kur je vetëm nuk ke asnjë impenjim, të presësh dikë tjetër që lodhet. Në atë kohë udhëtoja shumë vetëm, dhe ti ndjek vetëm veten tënde dhe kishte shumë për të parë dhe nuk kisha më shumë së dy ditë kohë.
– Mendoj se në pasionet e tua nuk janë vetëm ecjet jashtë por dhe miljet në fluturim që ti ke bërë, sa janë deri tani, a ka një shifër?
Sokol Balla: Nuk besoj që ka një shifër por me km.
-Konkurron me pilotë?
Sokol Balla: Po duhet të jenë pilotë shumë të vjetër që të më konkurrojnë. Udhëtimet e mia nisën në vitin 1993 dhe prej asaj kohë nuk jam ndalur më. Udhëtimi i parë ka qenë në Pragë, në fakt ka qenë një specializim, atëherë punoja në TV shqiptar dhe ka qenë një specializim i sponsorizuar nga NBC, kanal amerikan, dhe ishin disa prej gazetarëve të rinj premtues prej Ballkanit, që u mblodhëm në Pragë për një kurs që zgjati tre javë. Pastaj Budapesti, pastaj Anglia, pastaj Bullgaria, pastaj Amerika, ku jetova tre muaj. Amerika ka 52 shtete.
Po ndërkohë i ndjek dhe ato, ka dhe turizëm të varrezave që ta dish. Pra të shkosh të vizitosh varret e personazheve të njohura. Varri i Karl Marks, ose në Paris Viktor Hugo e deri te Jim Morrison. Apo mund të shkosh te varrezat e famshme në USA ku janë J.F Kennedy dhe me radhë.
-Sa vende janë bërë deri tani? A i ke te numëruara, a ke një vend ku ti vendos një shenjë që edhe në këtë vend kam shkelur?
Sokol Balla: Unë kam punuar nga viti ’98 në 2002 ne BBC në Londër dhe prandaj kam një kalendar të BBC të vitit 2000, dhe ai kalendar xhepi, kishte një hartë të botës dhe një listë me qytete kryesore që thjeshtë tregonin ndarjen e orës, pra të brezave orare dhe nuk e di pse nga ai moment fillova të mbaja shënime, vendet që i vizitoja dhe nuk ishin në hartë i shtoja, biles kam pasur dhe një stilolaps të kuq dhe ai me shenjen e BBC dhe i kam dhe sot e kësaj dite. Një shoku im thotë me shaka, që ti ke vizituar më shumë vende se sa ka njohje Kosova, por që jemi aty-aty. Duhet të jem midis 107 dhe 110 vende si shtete.
-A rikthehesh sërish në të njëjtin vend ?
Sokol Balla: Po në vendet që më pëlqejnë, po. Ka vende që më pëlqejnë, janë disa qytete në të cilat rikthehem edhe nëse kam qene, dhe me thonë do rikthehesh prapë. Stambolli është një prej tyre. Habia me Stambollin është që ti sa herë shkon zbulon, jo thjeshtë një gjë të re, por një lagje të re një qendër të re, është një qytet i jashtëzakonshëm.
-Udhëton me plan të detajuar apo je dhe udhëtar i minutës së fundit ?
Balla: I kam të dyja. Zakonisht ndodh që prenotoj më përpara dhe çmimet janë më ndryshe, plus dhe pushimet do të duhet t’i planifikosh. Por ka patur momente të caktuara, kur thjeshtë kam marrë avionin, kam marrë agjencinë në telefon dhe thjeshtë kam ikur.
-E ku shkon ?
Sokol Balla: Sa më larg. Të ikësh nga stresi, nga energjitë negative nga moti i keq, nga shumë arsye. Gjëja më e mirë është që të ikësh sa më larg.
-Më duket se këtu kemi një episod jo shumë të këndshëm.
Sokol Balla: Varet ku shkon se mund të jenë dhe më shumë se një. Mbaj mend kur kam shkuar për herë të parë në Kinë në vitin 2002 dhe nuk kam ngrënë përveç një restoranti të famshmen në Pekin ku ofrohet ai rosaku i famshëm kinez që ka shkuar nga Helmut Kohl dhe Fidel Castro, atraksion turistik dhe shkojë më të tjera garanci ushqimore, nuk kam ngrënë kurrë në restorantet e zakonshme te Pekinit se me thënë të vërtetën kisha pak frikë. Psh në Hong Kong çfarë nuk kam ngrënë në rrugët e këtij qyteti.
-Pas kaq shumë vitesh që udhëton dhe pas kaq shumë vendesh që ke parë si e zgjedh destinacionin e radhës?
Sokol Balla: Pas shumë vitesh ti ke tendencë të shkosh ku nuk ke qene. Unë jam shumë keq me atë që quhet Afrika e zezë. Sepse ato janë vende ku ti duhet të shkosh ose nën ekskortë, unë e kam bërë në nja dy raste; ose duhet të shkosh i shoqëruar.
-Meqë jemi këtu mund të tregojmë episodin më të këndshëm që do të tregojë në të gjitha udhëtimet.
Sokol Balla: Mua personalisht, vazhdoj ta kem në memorien time, Sidnej, Australinë, njerëz të qeshur me klimë të qeshur, me temperaturë që rrinte midis 23 dhe 24 gradë. Bangkoku është i tillë. Unë do veçoja tre qytete që janë në të njëjtën gjerësi gjeografike dhe po ti shohësh në hartë, janë pak a shumë në një nivel dhe janë Sydney, Cape Toën dhe Rio de Janeiro.
Bruna: Më the që të ka pëlqyer në periudha të caktuara të udhëtoje dhe vetëm, me miq me familje? Si janë këto eksperienca të ndryshme?
Sokol Balla: Po janë, të ndryshme dhe kanë veçantitë e veta. Në çdo rrethanë që kam qene kam patur dëshirë të udhëtoj dhe vetëm sepse udhëtimi vetëm nuk është I rëndësishëm destinacioni për udhëtimi. Sepse ti je vetëm duke ecur ke kohë të mendosh, është një gjë që duhet ta praktikojmë ët gjithë herë pas here sepse të gjithë kemi nevojë herë pas herë të rrimë me veten tonë. Sigurisht nuk duhet ekzagjeruar sepse mbas ditës së katërt apo të pestë duhet të flasësh shqip me dikë. Më ka ndodhur një herë në Cubë, isha në Varadero dhe pastaj 4 ditët e fundit ne Havana. Unë jam një person I lidhur mbas turizmit dhe jo mbas orëve të vona të natës, dhe sigurisht që gjithçka kthehet në një rutinë mbas orës pesë ose gjashtë. Do dalësh do shohësh Havanën, por çfarë do shohësh në atë orë, do dalësh do bësh një xhiro buzë oqeanit dhe do kthehesh në hotel. Mbas ditës së tretë, do prisja avionin që ishte shumë vonë, dhe mbaj mend që e shisnin internetin në kshu karta si me gërvishtje. Nuk e di kam blerë nja dhjetë prej atyre që ti fusja në Ipad që të paktën të lexoja ndonjë gjë që ndodhte ne Shqipëri. Ti çmendesh se per to folur me dikë, nuk ke me kë flet, gjëra nuk ke ça lexon.
-Çfarë ke marrë, nga një udhëtar i botës, cila është ndjesia që merr kur e bën këtë?
Sokol Balla: E di kush është gjëja më e bukur, sepse ti i njeh ata në periudha të caktuara të jetës, kur kanë ndodhur gjëra pozitive apo negative, të cilat t’i ndash në ambientin tonë të mykur janë pak të, si me thënë infektohen. Kur flet me njerëz të tjerë, ata flasin për jetën e tyre dhe ti flet për jetën tënde, jemi totalish subjektivë dhe i themi gjërat si mendojmë. Kanë qenë momente që kemi diskutuar për jetët tona me një nga Shqipëria, një nga Zvicra, një nga Guatemala, një që jeton rrugëve të botës, një në Rio, një në Miami.
Bruna: A të duhet të kesh gjithmonë buxhete të mëdha për të eksploruar botën ?
Balla: Një nga mënyrat më të mira për të eksploruar më shumë është që të studiosh jo vetëm vendin ku shkon por dhe vendet e tjera rreth e përqark. Sigurisht që vendi ku shkon psh në Bangkok ka një kosto, por nga Bankgog në Siamrep apo në Saygon nuk kushton shumë. Mjafton që ta organizosh pak më herët gjënë. Sigurisht kam bërë dhe çmendurira, psh kam qene në një udhëtim në këto republikat sovjetike dhe shkova ne Kirgistan dhe pastaj shkova në Stamboll, mora avionin dhe shkova në Tagikistan. Pastaj u ktheva në Stamboll, mora prapë avionin dhe shkova në Mongoli. Pra, ka dhe nga këto momente jo normale, por zakonisht funksionon në këtë mënyrë. Që të ulësh kostot duhet të organizohesh pak më herët.
Bruna: Si ka ndryshuar mënyra se si I sheh vendet por dhe buxhetet apo të shpenzosh më shumë nga udhëtimi I parë i vitit 93 e deri tani ?
Sokol Balla: Kam pasur një peirudhë shumë intensive kur kam jetuar jashtë dhe kosoto janë më të lira, të udhëtimeve. Mbaj mend që nga fundi I janarit të 2002 deri ne fund të qershorti të 2002 kam planifikuar udhëtime dhe shkova në Argjentinë, Urugay dhe aty është shumë afër shkohet me skaf. Brazili është një orë e gjysëm larg me avion dhe shkova I pashë të treja këto vende. Pastaj shkova në Kinë, pastaj në Kanada, pastaj në Australi dhe nga Australia shkova në Zelandën e Re. Sigurisht që buxheti ndikon, është në varësi të të ardhurave mujore që sa më shumë ato shtohën, të paktën të unë, aq mq shumë shtohet dhe bucheti I udhëtimeve. Buxhetin e udhëtimeve nuk e trajtoj si një zë “optional’ në shpenzimet e mia. Unë do të udhëtoj sa kohë të kem fuqi dhe mundësi, përndryshe kam marë një apartament të vogël në Vlorë, do pi kafe aty dhe do shoh aty, po nuk pata as fuqi as leke.