Policia e Shkodrës ka arrestuar një 32-vjeçar, pasi ka përplasur me dashje automjetin e një shtetasi me të cilin kishte konflikt. Në pranga përfundoi M.L., i cili ishte në gjendje të dehur.

 

I arrestuari nuk ishte i panjohur për policinë, pasi ishte me precedent të mëparshëm penal.

 

Sipas njoftimit të policisë, 32-vjeçari ka përplsur pasditen e kësaj të premteje mjetin e parkuar të shtetasit me iniciale D.K.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i mjeteve në gjendje të dehur” dhe “Shkatërrim prone”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *