Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand...

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e mohon: Asgjë...

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës...

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje...

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për çdo anëtar...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së”, Berisha: Faleminderit Trump dhe Rubio

12 Qershor 10:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale pasi Departamenti i Shtetit i SHBA-së rishqyrtoi çështjen e tij dhe të familjarëve të tij, duke i hequr kufizimin për udhëtimin në Shtetet e Bashkuara.

Në mesazhin e publikuar, Berisha shprehet se është korrigjuar një vendim që ai e konsideron të padrejtë dhe falënderon administratën e Presidentit Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit Marco Rubio për këtë vendim.

Berisha falënderon gjithashtu familjen, miqtë, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike për solidaritetin e treguar gjatë kësaj periudhe, si dhe qytetarët shqiptarë që e kanë mbështetur me votë.

Në përfundim të reagimit të tij, kreu i demokratëve u bën thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së të vijojnë përpjekjet për, sipas tij, rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë.

“Që nga dita e djeshme, pas një rishqyrtimi të thelluar nga Departamenti i Shtetit të çështjes time, unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar nga mundësia e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së ndaj meje dhe familjes sime. Me këtë rast, dua të falënderoj administratën e Presidentit Trump dhe Sekretarin Rubio për korrigjimin e këtij vendimi të padrejtë, i cili ishte i bazuar fund e krye në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe mentorit të tij, George Soros.

Unë falënderoj gjithashtu familjen time, miqtë e mi shqiptar dhe të huaj, bashkëpunëtorët e mi, anëtarët dhe mbështetësit e PD-së për solidaritetin dhe mbështetjen e tyre të tejet të çmuar, të cilën e dëshmuan ndaj meje në sagen time për të vërtetën dhe dinjitetin njerëzor.

Mirënjohje të veçantë dua t’u shpreh sot mbi gjysmë milioni qytetarëve shqiptarë, të cilët, në kushtet tejet të vështira të një autokracie elektorale dhe një narkoregjimi, votuan për mua dhe Partinë Demokratike. Duke përfunduar, ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të vazhdojmë pa rreshtur përpjekjet tona për rikthimin e votës së lirë dhe të ardhmes së merituar të qytetarëve shqiptarë”, shkruan Berisha. 

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Berisha DASH SHBA

Nga e njëjta kategori

Tronditet showbiz-i turk, aktorja e njohur në mesin e të arrestuarve në operacionin antidrogë

më shumë...

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj mbajti 34-vjeçarin për 1 ditë e gjysmë në makinë, e transportoi me karrotrec

më shumë...

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e mohon: Asgjë nuk është finalizuar

më shumë...

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të grabisë pikën e këmbimit valutor në Shkozë, kërcënon punonjësen me pistoletë lodër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:24

Tronditet showbiz-i turk, aktorja e njohur në...

11:13

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku...

11:07

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e...

11:03

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të...

10:40

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë...

10:09

Shtypi qëllimisht qenin me makinë në Korçë,...

10:06

Detaje nga operacioni i SPAK/ 20 masa...

9:58

EMRI/ Tentoi të grabisë një pikë këmbimi...

9:43

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër...

9:29

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e...

8:47

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump...

8:41

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për...

8:11

Moti i paqëndrueshëm të premten, reshje shiu...

8:02

Fëmija 4-vjeç bie nga kati i dytë...

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.