“E ëmën e Zeqos në majë të thanës nuk do të ketë më vend në këtë parti”, Rama: Veliaj dha porosi të gabuara nga burgu

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të ashpër në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Tiranë, ku në fokus është riorganizimi i strukturave të partisë në kryeqytet dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Kryeministri përdori shprehjen “e ëma e Zeqos në majë të thanës”, duke iu referuar një fenomeni për të cilin tha se kishte folur edhe në Asamblenë Kombëtare.
“Po kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, me detyrat ndaj familjes sonë politike dhe me borxhet që u kemi atyre që na dhanë votën, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por askush i domosdoshëm.
Një njeriu që nuk është i lirë i falet t’i gjykojë gabim gjërat, të fantazojë, të porosisë punë të gabuara.
Por askujt që ka lirinë të marrë vendime në një funksion politik nuk i falet të bëjë të njëjtat gabime, lëre pastaj të zbatojë porosi që e bëjnë bashkëfajtor.
I them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga larg për motive krejt të pajustifikueshme, nuk do të harrohet e nuk do të falet.
Ne jemi partia që e kemi trajtuar shtetin shqiptar nga makthi i pushtetit te partise.
Përpara se ne ta bënim këtë, administrata ishte mish për top e partisë në pushtet. Si mund të largohet nga puna një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të qytetit, pse nuk u bëjnë like e share dorëshkrimeve të Lalit nga burgu politik? Apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit?”, deklaroi Rama.
/vizionplus.tv




