Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
02 May 2026
Vizion fokus

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq 5,000 trupa...

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i kënaqur, marrëveshje...

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre, ata nuk...

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe Asllani gol...

Berisha takim me ish-Presidentin kroat, Mesic: Të ndiqet çdo...

Mereme Sela reagon pasi iu refuzua kandidatura: I vetmi...

SHBA paralajmëron sanksione për kompanitë detare që paguajnë tarifa...

Shtëpia e Bardhë për propozimin iranian: Nuk do të...

Trump: Do të rrisim me 25% tarifat për makinat...

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, zetori përmbyset në rrugë, një...

Parandaloni aciditetin e stomakut në këtë mënyre

14 Prill 12:18

Për të parandaluar shfaqjen e aciditetit të stomakut rekomandohet të mos bëhen sforcime fizike me stomakun plot. Nevojitet një ushqyerje e rregullt dhe ushqimi duhet të përtypet ngadalë”. Kështu këshillon mjekja gastrohepatologe, Ada Myrto. Sipas saj, me rëndësi janë edhe ushqimet që konsumojnë gjatë ditës, pasi ka produkte që irritojnë stomakun, duke provokuar më tej dhimbjen. “Duhet të realizohen 5 vakte në ditë, si dhe duhet të evitohet përdorimi i shpeshtë i ushqimeve të tilla si hudhra, qepa, kafja, agrumet, domatet, ushqimet pikante, pijet me gaz, salcat, lëngjet e frutave etj. Nga ana tjetër, rekomandohen pastat, rizotot, pula, peshku, molla, dardha, karotat, kungulleshkat. Këshillohen dhe çajërat si kamomili, xenxëfilli i freskët”, shprehet doktoresha.

 
Ndjesia e djegies së stomakut, e quajtur ndryshe në gjuhën mjekësore piroza ose aciditeti gastrik, sipas mjekes, është një simptomë e shpeshtë që ka shumë shkaktarë. Zakonisht, pacienti referon për një ndjesi djegieje që fillon në regjionin e stomakut, dhe që ka tendencën të ngjitet drejt qafës. Kjo ndjesi mund të përhapet deri në fyt, te nofulla e poshtme, në duar dhe në shpinë. Shpesh djegia e stomakut ngatërrohet me dhimbjet me origjinë kardiake. Është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të përjashtohet e para.

DËMTIMI I STOMAKUT
Për dëmtimin e stomakut, krahas faktorëve të brendshëm, rol luajnë edhe faktorët e jashtëm, veçojmë këtu mënyrën e ushqyerjes, stresin, apo edhe marrjen e disa medikamenteve të caktuara, të cilat stimulojnë shfaqjen e krizave. “Muri i stomakut është i mbrojtur nga veprimi i lëngjeve gastrike nga një barrierë e dyfishtë: Barriera fizike që përbëhet nga mukusi, i cili izolon në mënyrë fizike sipërfaqen e murit të stomakut nga kontakti me acidin klorhidrik dhe enzimat, si edhe barriera kimike, e cila përbëhet nga një shtesë bikarbonati, e cila e neutralizon acidin klorhidrik para se të bjerë në kontakt me qelizat e murit të stomakut. Agjentët dëmtues të stomakut mund të jenë të brendshëm, kur prodhohen më shumë enzima, dhe më shumë acid klorhidrik, sesa është nevoja për trajtën e lëndëve të marra përmes ushqyerjes ose si rrjedhojë e shkaqeve të jashtme: abuzimi me ushqimin, duhanpirja, infeksionet në Helicobacter Pylori, stresi, p.sh. disa medikamente si antiinflamatorët, disa nga medikamentet që përdoren në HTA, apo progestorenikët që merren gjatë shtatzënisë, qetë¬ suesit e ankthit, bronkodilatatorët etj.”, sqaron mjekja gastrohepatologe, Ada Myrto.

 

 

NDJESIA E DJEGIES
Djegia e stomakut, sipas doktoreshës, është një simptomë që shfaqet kur agjentët dëmtues të tij dhe ata mbrojtës nuk janë më në ekuilibër me njëri¬tjetrin. Kjo simptomë shoqëron shpesh shfaqjen e patologjive si (gastriti, ulçera dhe refluksi gastro¬ezofageal). Por si mund ta kuptojmë nëse kemi të bëjmë me njërën patologji, apo me tjetrën? Treguesi i parë janë shenjat dhe koha në të cilën shfaqen. “Kur piroza shfaqet menjëherë pas një vakti, ka mundësi të bëhet fjalë për një episod gastriti akut. Me këtë term identifikohet inflamacioni i murit të brendshëm të stomakut. Në rastet kur aciditeti dhe ndjesia e djegies shfaqet në 30 minutat e para pas ngrënies së një vakti dhe shoqërohen përveç djegies dhe me dhimbje, mund të bëhet fjalë për një ulçer gastrike. Në rastet kur ndjesia e djegies dhe dhimbjes shfaqet rreth 3¬4 orë pas vakteve, në mënyrë të përsëritur dhe mund ta zgjojë pacientin nga gjumi, si dhe ngrënia e ushqimit i lehtëson simptomat, mund të bëhet fjalë për një ulçer duodenale”, vë në dukje mjekja, e cila më tej sqaron edhe shenjat specifike, ato të cilat janë tipike kur kemi të bëjmë me aciditet të shtuar, si edhe masat që duhen ndërmarrë.

 

 

SHENJAT

“Në rastet kur ndjesia e djegies nuk kufizohet vetëm në regjionin e stomakut, por ngjitet sipër, në gjoks, me shumë probabilitet ky shqetësim shkaktohet nga sëmundja e refluksit gastroezofageal. Problemi shkaktohet nga ngjitja e përmbajtjes gastrike në ezofag, për shkak të mosmbylljes mirë të një valvule muskulare që ndan ezofagun nga stomaku. Një indikacion tjetër që na orienton drejt diagnozës së refluksit gastro¬ezofageal është shfaqja e ndjesisë së aciditetit dhe djegësisë në rastet kur ndryshojmë pozicionin (p.sh., kur ulemi për të lidhur këpucët apo për të marrë ndonjë objekt, apo kur shtrihemi në shtrat). Aciditeti i shtuar dhe kthimi i lëngjeve gastrike mund të prekë dhe rrugët e frymë¬ marrjes, duke shfaqur astmën, bronkopneumoninë, shfaqje kronike të kollës së thatë, ndjesinë e djegies së fytit apo të djegies së gojës”.

 

 

FAKTORËT EMOCIONALË
“Kur flitet për aciditet të stomakut, nuk duhen nënvlerësuar faktorët emocionalë, duke qenë se djegiet dhe kthimi mbrapsht i lëngjeve gastrike manifestohet shpesh dhe në pacientët ankthiozë. Është e rëndësishme të kontaktoni me mjekun, n.q.s. djegiet e stomakut verifikohen më shumë se dy herë në javë, n.q.s. simptomat vazhdojnë, pavarësisht përdorimit të medikamenteve, si dhe n.q.s. keni vështirësi në gëlltitje. Për të diagnostikuar sëmundjet që kanë si simptomë pirozën, shërben gastroskopia, ku mukoza, e cila është sipërfaqja e murit të brendshëm të ezofagut, stomakut dhe pjesës fillestare të zorrës së hollë, mund të shikohet përmes një tubi të hollë elastik të pajisur me një kamer të vogël. Në disa raste mund të merret dhe biopsi, për të ekzaminuar praninë e inflamacionit, infeksionit apo problemeve të tjera”.

 

 

TRAJTIMI ME MEDIKAMENTE
“Trajtimi me medikamente bazohet në medikamentet antiacide që bëjnë të mundur neutralizimin e lëngjeve gastrike, antagonistët e receptorëve H2 të histaminës, të cilët reduktojnë prodhimin e acidit gastrik, inhibitorët e pompës proteinike, të cilët bllokojnë prodhimin e acidit gastrik, antibiotikët që ndihmojnë në eliminimin e Helicobacter Pylori¬t si dhe prokinetikët që nxisin zbrazjen e shpejtë të stomakut”.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
shendet stomak

Nga e njëjta kategori

“Financat nuk do jenë aspak problematike”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është “arma” që ul kolesterolin dhe pastron enët e gjakut

më shumë...

Dy ushqime të përditshme që mund të dëmtojnë zemrën pa e kuptuar

më shumë...

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që mund të fshehë sëmundje serioze

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:56

Trump përshkallëzon armiqësinë me Merz dhe tërheq...

8:46

Mot me diell, si do të luhaten...

8:40

“Financat nuk do jenë aspak problematike”, parashikimi...

8:20

Operacion i gjerë antidrogë në Elbasan, kontrolle...

8:10

Plagoset me thikë gjatë mbrëmjes i riu...

12:40

Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën...

12:31

Realizohet kërkesa e vajzave, një djalë hyn...

12:03

Shpëtojnë nga televotimi, kush janë dy fituesit...

11:38

“Ti je burrë e grua”, romancat në...

11:24

Kush janë 5 fermerët e preferuar të...

10:34

Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma...

10:26

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana:...

9:50

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

9:36

“Më parë lyhet gruaja, pastaj shtëpia”, Ola...

9:30

Dy ushqime të përditshme që mund të...

9:17

Trump për propozimin iranian: Nuk jam i...

9:05

Hyrje të reja dhe vendime që trondisin...

9:00

U përplas nga makina në Pogradec, ndërron...

8:29

Mojtaba Khamenei: SHBA-të janë një tigër letre,...

7:45

Ditë shqiptarësh në Turqi, pas Laçit edhe...

Më të klikuarat

  • Dona kërkon largimin e Mozës nga Ferma Vip, Ola i del në mbr...
  • Feston 37-vjetorin e lindjes, Indri merr surprizën e veçantë...
  • Ktheu tarracën e pallatit në apartament, arrestohet 57-vjeça...
  • 700 lekë shezloni në Vlorë, Mersini: Ky është çmimi që do pa...
  • Irani i paraqet SHBA-së propozim të ri për t’i dhënë f...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.