Papa Françesku shprehu tronditjen për mizorinë e kryer në një shkollë amerikane në Teksas, që rezultoi në vdekjen e të paktën 19 fëmijëve.

“Jam zemërthyer pas masakrës së shkollës fillore në Teksas. Lutem për fëmijët, për të rriturit e vrarë dhe për familjet e tyre”, tha kreu i Kishës Katolike nga sheshi i Shën Pjetrit.

“Është koha të mos flasim më shumë për tregtinë pa dallim të armëve. Le të punojmë të gjithë shumë për të siguruar që tragjedi të tilla të mos ndodhin më kurrë”, shtoi Papa.

Të paktën 19 fëmijë u vranë nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksas, thanë autoritetet për median amerikane.

 

Numri i të vdekurve e bën shkollën fillore ”Robb” me numrin më të madh të viktmave, që nga koha kur 20 fëmijë të shkollës fillore ”Sandy Hook” u vranë në vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *