Një nga 211 pasagjerët që përjetuan momente tmerri në në fluturimin e linjës Singapor-Australi, si pasojë e turbulencave të forta ka mbetur e paralizuar, bëjnë me dije mediat e huaja.

Kerry Jordan, mësuese kërcimi ka mbetur e paralizuar nga mesi e poshtë. Gjatë turbulencave të forta mësuesja e kërcimit u përplas me dollapin e bagazheve, e për rrjedhojë pësoi dëmtimin serioz.

Lexo edhe :

Related Posts

Aktualisht ajo është shtruar në spital ku po merr ndihmë mjekësore. Jordan do të qendrojë për disa javë në spital, pasi iu nënshtrua një ndërhyrje të rëndë kiturgjikale.

Gruaja fatkeqe, e cila është me origjinë nga Devon, po kthehej në Adelaide me bashkëshortin e saj, Keith Davies , pas pushimevbe në Britani të Madhe. Ajo është banore e përhershme e Australisë, ku ka emigruar si fëmijë.

Mësuesja e kërcimit është një nga 22 personat që pësuan lëndime në shtyllën kurrizore gjatë incidentit. Dhjetë pasagjerë britanikë mbeten në spital. Midis tyre është e veja e Jeff Kitchen , një ish-drejtor teatri, i cili ishte i vetmi që vdiq në incident, ndoshta nga një atak në zemër.

Fluturimi mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit, sipas një deklarate nga Singapore Airlines, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjen e viktimës.

Linja ajrore po punon me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe po dërgon një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme. Ministri i Transportit i Singaporit Chee Hong Tat siguroi se qeveria do të ofrojë ndihmë për pasagjerët dhe familjet e tyre.

“Me pikëllim të thellë mësova për incidentin që ndodhi në fluturimin SQ321 të Singapore Airlines nga Londra Heathroë në Singapor,” tha ai.

Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur, por ekspertët paralajmërojnë se turbulencat në fluturime po rriten për shkak të ndryshimeve klimatike.

Turbulenca zakonisht shkaktohet nga avionët që fluturojnë nëpër re. Megjithatë, ka edhe turbulenca jashtë, të cilat nuk janë të dukshme në radarin e motit të një avioni dhe nuk mund të parashikohen./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *