Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka inkurajuar uniformat blu të kryejnë detyrën përballë agresorëve në veri. Në një mesazh drejtuar atyre, Osmani shprehet se terroristët nuk e zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë e Kosovës.

 

“Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.

 

Të gjithë bashkë me një mesazh:

 

Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

 

Faleminderit heronjve tanë në uniformë!

 

Kosova është e përjetshme”- shkruan Osmani.

 

Një grup prej mbi 30 personash të armatosur kanë hapur zjarr ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë, në veri, në orët e hershme të së dielës, duke vrarë një polic, ndërsa të njëjtët persona, po ashtu, kanë hyrë me forcë në një manastir ortodoks serb aty pranë, kanë pohuar autoritetet e Kosovës, të cilët kanë akuzuar Serbinë për sulm terrorist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *