Subscribe

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin vjetor në kuvend ka deklaruar se procesi i dialogut po bëhet i vështirë, ndërsa e ka vënë theksin tek masat sipas saj joproporcionale të vendosura nga ndërkombëtaret. Osmani ka akuzuar Beogradin për pengesat.

“Procesi i dialogut me Serbinë sa vjen e po bëhet më i vështirë, kjo nga jo konstruktiviteti, obstruksioni dhe përpjekjet e Serbisë që të shkaktojnë jostabilitet. Mungesa e balancit dhe trajtimi jo të barabartë i ka bërë dëm jashtëzakonisht të madh këtij procesi. Kosova akoma përballet me masa të padrejta jo proporcionale që prekin interesin e qytetarëve, duke mos u vënë masa ndaj Serbisë, po inkurajohet që të vazhdojë me dhunë”, tha Osmani.

Presidentja e Kosovës i ka kërkuar të gjitha partive që të dërgojnë komentet e tyre në Gjykatën Kushtetuese për draftin e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“Është me rëndësi të gjithë ne pa dallim partiak të përgatisim komentet tona dhe ti dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese. Qëllimi  ynë i përbashkët është që të  sigurojmë përputhshmëri të plotë me kushtetutën e Kosovës dhe mos të lejojmë një pushtet të ndërmjetëm  qeverisjes apo anonaki të tjera që rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit”, tha ajo.

Ndër të tjera  Osmani kërkoi që  anëtarësimi në NATO të jetë prioriteti kryesor i Prishtinës. Ajo deklaroi se duhet të jenë gjithmonë në krahë të Shqipërisë pavarësisht dallimeve  që mund të kenë pasur  në disa çështje teksa e cilësoi Tiranën si mbrojtësen e interesave të Kosovës në të gjitha organizatat  që nuk përfaqësohet si shtet./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *