Subscribe

Administratori i kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike i bën thirrje politikës që të ndalë baltosjen që po i bën menaxhimit të sektorit energjetik në vend. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Ardian Çela tha se akuzat e PD-së se është ulur konsumi pasi është rritur çmimi i energjisë janë të pabaza. Pavarësisht luftës për të ulur debitorët në sistemin energjetik, me sa duket kompania e ka të pamundur që të luftojë borxhet që kanë kompanitë publike. Ujësjellësi i Tiranës dhe Durrësit vijojnë të kenë detyrimet më të mëdha, por edhe instutitucionet që financohen nga buxheti kanë vonesa në pagesën e faturave. Edhe pse në vitin 2013-të, qeveria rakordoi me anë të një vendimi shuarjen e të gjitha borxheve, institucionet vijojnë të krijojnë debi. Çela njoftoi në konferencë se javën e ardhshme bordi i OSHEE-së do të vendosë në mbledhje mundësitë për zgjatjen e afatit të aktmarrëveshjeve për bizneset deri në 10 vite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *