Subscribe

Rezervimet nga turistët në Vlorë kanë shënuar rritje gjatë këtij viti, çka shtyn bizneset turistike të besojnë se sezoni i 2024 do të jetë më i suksesshëm se ai i vitit të kaluar.

“Gjatë muajit mars patëm një rritje prej 40% në krahasim me vitin e kaluar. Dhe në muajin prill po shikojmë një rritje me 50%. Qëndrimet aktualisht në pranverë janë gati dyfish krahasuar me vitin e kaluar. Rezervimet për sezonin veror kanë filluar shumë herët, akën qenë me një ritëm shumë të shpejtë në fundin e sezonit 2023. Kemi pasur një frenim në tregun e Vlorës”, tha Anisa Ceno, sipërmarrëse.

Problemi që për bizneset nuk po merr zgjidhje as këtë vit është ai i mungesës së fuqisë punëtore vendase, që po zëvenëdësohet nga punonjës të huaj. Nikita Mashanski është nga Moska dhe që prej nisjes së luftës në Ukrainë, erdhi në Vlorë për të punuar si kamerier.

“Jam nga Rusia dhe jam këtu  sepse situata në Rusi tani është e paqëndrueshme për shkak të luftës.  Kjo është arsyeja pse unë jetoj këtu dhe punoj këtu. Këtu ka menaxherë të mirë, punonjës shumë të mirë që punojnë në hotel. Ka luftë në Rusi dhe situata është e paqëndrueshme.  Më duhej të ikja diku, përndryshe Fati im nuk dihej pasi do  të kisha shkuar vetëm në luftë. Me shumë mundësi, do të qëndroj këtu përgjithmonë, sepse nuk e dua luftën,nuk e dua Putinin”, tha Nikita Mashanski, kamerier.

Turistët që po vizitojnë Vlorën vijnë nga Spanja, Portugalia, Gjermani dhe Franca, ndërsa italianët janë bërë tashmë vizitorë tradicionalë, që kthehen vazhdimisht në qytetin bregdetar./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *