E hënë, 26 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gratë “pajtojnë” Monikën me Ilirin! Kreu i PL i plotëson “dëshirën” bashkëshortes, Kryemadhi: Ja pse është lider Meta

“Sherri” politik në familjen Meta-Kryemadhi është zbutur gjatë ditës së sotme, ku burrë dhe grua i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre idealiste.

Kreu i PL Ilir Meta ka pranuar propozimin e bashkëshortes së tij për të financuar gratë dhe vajzat kandidate në fushata elektorale. Kryemadhi propozoi një buxhet prej 30%, ndërkohë që Meta u tregua zemërgjerë duke theksuar se financimi do të shkojë mbi 50%.

Reklamë

Pas deklaratës së Metës erdhi menjëherë reagimi i Kryemadhit e cila e cilësoi lider bashkëshortin e saj, burrë që mban fjalën.

Pjesë nga diskutimi:

Reklamë

Meta: 30% është shumë pak, do ta vëmë minimumi 50%, 5 prioritetet. A e keni parë ju, piktori ka nxjerrë ato duart 5 për të na kopjuar neve, po ai nuk na arrin dot neve.

Kryemadhi: Ja pse është lider Ilir Meta, sepse nuk ju lë të mos mbani premtimin për gatë dhe vajzat, por ju jep atë që ju takon 50%. Prandaj është lider Ilir Meta, nuk është lider për të bërë mashtrimin e radhës, sepse e keni në statut zoti Haxhinasto. Jua theksoj edhe njëherë se jemi shumë serioz për këtë. Sa i përket konfliktit të interesit ndaç votojeni ndaç mos e votoni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë