Fermerët konsumuan drekën së bashku, por pa fakirët. Këta të fundit nuk lejohet që t’i bashkohen pjesës tjetër, por megjithatë Flori ka mundur të shikojë se çfarë po konsumonin.

Teksa po bisedonte me të tjerët, ai nuk fshehu “xhelozinë”, duke thënë se kishin gatuar gjëra të mira, por nuk e ndanë ushqimin me të.

Mbrëmjen e kaluar, Agai dënoi 4 fermerët, Çiljetën, Florin, Albanon dhe Marianën për thyerje të rregullave.

Ata nuk duhet të flasin me të tjerët dhe duhet të gatuajnë vetë, por kur mos të ketë asnjë fermer në kuzhinë.

Pjesë nga biseda:

Flori: Sa gjëra të mira kishin bërë ata legenat për mëngjes. Pul, byrek dhe briosh, të ikte goja lëng.

Çiljeta: Kishin bërë briosh vetë?

Flori: Dhe ishin shumë provokues. Hanin në syrin tim si pa të keq fare.

Çiljeta: Turp, se nuk bëhet kjo gjë. Po të ishin të mirë na kishin sjellë.

Flori: Nga motra ime se prisja. /vizionplus/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vizion Plus (@vizionplustv)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *