Subscribe

Nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Seanca nisi me interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike me ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, lidhur me amnistinë penale.

Lexo edhe :

Related Posts

Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Enkelejd Alibeaj parashtroi pyetjet e tij të cilat ia adresoi Ulsi Manjës. Alibeaj tha se nga ligji i amnistisë kanë përfituar mbi 100 të dënuar për korrupsion dhe kjo sipas tij nuk është e drejtë.

Sipas tij miratimi i amnistisë është bërë vetëm për arsye politike.

Alibeaj thotë se PD do të ndërmarrë çdo hap për vënien para përgjegjësisë të kujtdo duke filluar me dhënien e llogarisë nga ministri i Drejtësisë.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj i kërkoi ministrit  të dhëna konkrete në lidhje me përfituesit e dënuar nga GJKKO.

Alibeaj: Mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion. Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu. Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përse  janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve. Unë nuk kam parë një listë të tillë në Komisonin e ligjeve.

Kujtojmë se zbatimi i amnistisë nisi me 24 prill. 780 të burgosur fituan ditën e 24 prillit lirinë pasi miratimit nga parlamenti të amnistisë penale. Mes atyre që lanë qelitë ishin edhe të dënuar për vrasje, për kultivim të lëndëve narkotike si dhe ish zyrtarë.

Në burgun e Recit në shkodër u liruan 135 të burgosur. Një prej tyre, ish kryebashkiaku i Lezhes Fran Frrokaj, i dënuar për shpërdorim detyre, dha një pasi u rikthye në liri.

Nga amnistia do përfitojnë ulje dënimi edhe 800 të dënuar të tjerë. Po ashtu, përjashtohen nga ndjekja penale edhe shumë persona të arrestuar gjatë protestave të opozitës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *