Subscribe

Strukturat drejtuese të Partisë Socialiste janë mobilizuar për të siguruar një fitore tjetër të kryeministrit Edi Rama për vitin 2025. Kështu deklaroi drejtuesi politik i PS, Erion Veliaj, në mbledhjen e Asamblesë për Qarkun e Tiranës,

“Askush të mos ketë asnjë dyshim, ky nuk është një ushtrim politik, kjo nuk është një stërvitje për nxehje, por kjo është përgatitja për fitoren e Edi Ramës dhe PS-së në vitin 2025, siç i ka hije PS dhe siç i ka hije qarkut të Tiranës, që do të jetë vendimtar se sa e fortë dhe sa bindëse do të jetë fitorja jonë për t’i pasur duart e lira, një mendje të lirë, për të mos u penguar nga askush, për të mos u kapur peng nga asnjë parti e vogël dhe me aleanca problematike të së kaluarës, por për ta qeverisur Shqipërinë drejt vizionit 2030, me vota që vijnë nga vullneti i lirë i qytetarëve të Shqipërisë”, tha Veliaj.

Veliaj pranoi se Partia Socialiste ka gabimet e veta, por që sipas tij do të përmirësohen kohë pas kohe.

“Familja jonë nuk është perfekte! Organizmi ynë nuk është perfekt, njësoj si organizmi i secilit prej jush këtu. Në organizmin tonë ka pa fund anomali, për këtë nuk ka asnjë dyshim. Nëse je realist dhe kupton se, po, një organizëm mund të ketë probleme të tilla, dhe siç heqim një dhëmballë, siç ndërhyjmë për një problematikë që kemi në organizmin tonë, është shumë e rëndësishme, jo ta mohojmë atë, jo ta mbrojmë dhe të hiqemi sikur jemi imunë, por të sigurohemi që ta korrigjojmë atë problematikë në organizimin tonë, ta adresojmë dhe patjetër ta mjekojmë dhe ta shërojmë”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa foli për sulmet nga opozita, Veliaj theksoi mbështetjen ndaj SPAK .

“Ata, në fakt, na sulmojnë sepse nuk e kanë dot qëndrimin tonë ndaj drejtësisë. Qëndrimi ynë ndaj drejtësisë është ai që kemi patur që në vitin 2013 kur erdhëm në qeveri dhe morëm në administrim punët e një Shqipërie që ishte lënë rrugëve, të një Tirane që kundërmonte erë. Ata Edhe ballkonit ku ai mallkon çdo natë, i është trefishuar vlera e pronës; Ata, në fakt, pataksen nga mënyra se si ne e shohim shtetin. Ata habiten që ne shkojmë në SPAK, ata habiten që ne duartrokasim drejtësinë”, tha Veliaj.

 Veliaj i bëri këto deklarata në prag të zgjedhjeve të 10 dhe 11 majit të PS, ku do të zgjidhen delegatët e rinj të kongresit të PS./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *