Një grup minatorësh janë mbledhur sot para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar.

Ata kërkojnë statusin e minatorit dhe kushte më të mira ekonomike. Kujtojmë se sot në orën 10:00 nis seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa minatorët protestojnë për kushte më të mira.

Ata thonë se janë lënë në hrresë nga shteti dhe se pensioni që marrin nuk iu del as për ilaçe. Minatorët kanë deklaruar se pensionet që marrin janë tejet të ulëta

“Ju na keni lënë në mjerim dhe tani po vuajmë. Secili nga ne ka 2-3 palë ilaçe me vete. Pensioni qesharak që na keni dhënë nuk na del as për ilaçe”, tha një prej minatorëve./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *