Subscribe

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga deputeti Enkelejd Alibeaj, në lidhje me amnistinë penale.

Manja tha se zbatimi i amnistisë është bërë në respect të plotë të asaj që është shkruar në ligj.

Lexo edhe :

Related Posts

Ai bëri me dije se kanë përfituar vetëm 8 të dënuar për korrupsion, teksa zyrtarë të lartë nuk kanë përfituar.

“Kjo interpelancë nuk ka asnjë gjë urgjente. Sado që të përpiqem të shpjegoj të vërtetën, ju do të besoni të vërtetën tuaj. Zbatimi i ligjit të aministisë është bërë dhe vazhdon të bëhet në respekt të plotë të asaj që është shkruar në këtë ligj. Ju vetë thatë që nuk dini gjë, por i jeni referuar mediave.

Duhet të dëgjohet e vërteta e instituciojneve dhe jo e mediave. Projektligji i propozuar në Kuvend nga Këshilli i Ministrave është pasqyruar në draftin dhe relacionin që i kemi përcjellë Kuvendit të Shqipërisë.

Nuk kam mashtruar askënd, por kam shprehur qëndrimin e qeverisë për të mos amnistuar asnjë zyrtar të lartë të dënuar për korrupsion.

Ata që kanë përfituar nga amnistia dhe që janë dënuar nga GJKKO për vepra penale korruptive, janë shtetas të zakonshëm ose nëpunës në shërbim publik që në mënyrë të detajuar do t’i pasqyroj pak më poshë. Janë vetëm 8 dhe asnjë prej tyre nuk është symbol i korrupsionit në Republikën e Shqipërisë.

Nëse doni mendimin tim si Ulsi Manja, si jurist, si deputet apo dhe si ministër Drejtësie, kjo amnisti, në raport me nevojat dhe garantimin e standardeve të të paraburgosurve, kjo amnisti është e butë. Duhet të ishte më e gjerë nga ç’ishte”, tha Manja. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *