Kreu zyrtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sot për mediat jashtë Kuvendit pak para nisjes së seancës plenare.

Basha tha se mazhoranca nuk mund të ofrojë asnjë zgjedhje për Shqipërinë, ndërsa tha se PD është e vetme parti që vepron me transparencë.

Gjithashtu Basha foli për propozimet e PD, për heqjen e imunitetit të parlamentarëve shqiptarët, listat e hapura dhe votën e diasporës për Reformën Zgjedhore.

“Kjo është aleanca e të korruptuarve kundër SPAK. Në betejë për zhbërjen e aleancës, PD është pro interesit të qytetarëve…Pas 11 vite e gjysmë qeverisjeje, mazhoranca nuk mund të ofrojë zgjidhje, sepse është vetë problemi. Në kemi plan konkrekt”, tha Basha./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *