Subscribe

Pas kësaj të shtunë, Ilir Meta premton se do të jetë Partia e Lirisë e rithemeluar që do të largojë nga qeveria Edi Ramën.

Të tijëve në konventën kombëtare Meta u tha se tradhëtarët dhe ata që nuk sakrifikojnë për partinë janë të përjashtuar.

Gishtin e akuzës për gjendjen ku ndodhet sot Partia e Lirisë me vetëm katër mandate në parlament e drejtoi nga Lulzim Basha.

Kryetarin e Partisë Demokratike e akuzoi se bashkë me kryesocialistin Edi Rama bashkëpunoi për të fundosu ish Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin i akuzoi si mafiozët e Shqipërisë. Në fjalën e gjatë Monika Kryemadhin nuk e përmendi asnjëherë në emër edhe pse i referohej asaj kur thonte që nepotizimi është shkaku i shndërrimit të ish LSI-së në një forcë të dobët politike.

Krejt ndryshe mendon Monika Krymeadhi për nepotizimin në parti, por duket se kjo nuk ka më rëndësi për ish kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo paralajmëroi shkëputjen nga politika dhe përqëndrimin e energjive të familja.

Në mbyllje të konventës kombëtare, votimit të statutit të ri Partia e Lirisë nuk do të ketë më kryetar por president. Në garën me dy kandidatë nuk priten supriza, ai do të jetë Ilir Meta. Po aq edhe për numrin dy, ajo do të jetë Erisa Xhixho. Duket se në PL-në e rithemeluar dhe pa nepotizëm nuk ka më vend për Monika Kryemadhin në strkturat kryesore drejtuese të partisë.

Pasi konventa kombëtare e Partisë së Lirisë të ul perden, një pjesë e saj me në krye Ilir Metën do të shkojnë poshtë ballkonit të Sali Berishës, për t’i shprehur udhëheqësit të burgosur të demokratëve se ata janë bashkë në betejën kundër Edi Ramës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *