Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka cilësuar Lulzim Bashën si “partia e vulës”.

Në përgjigjen e tij kundrejt Bashës, i cili i kujtoi Metës akuzat e ndërsjellta mes tij dhe Sali Berishës, kreu i PL-së tha sot gjatë Konventës së partisë se Basha nuk duhet të flasi për moral me gënjeshtrat që ai thotë.

Meta tha se Basha gënjen dhe kur fle gjumë.

“Ua uaa ore flet partia e vulës për moral po si doli ky vulaxhiu ky kandidat bashkie për partinë demokratike në 2011 me 23000 mijë vota dhe u desh qëndrimi i Arben Ristani të cilin e falenderoj. Ai gënjen dhe për orën se njeriu për orën gënjen mbase kur vonohet o jo kot ai edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri” u shpreh Meta

Ai vijoi më tej duke etiketuar Bashën si vulaxhi, ndërsa tha se ky i fundit “edhe kur fle nuk ngopet së gënjyeri”, tha Meta./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *