Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

OSBE/ODIHR nxjerr raportin përfundimtar për zgjedhjet e 30 qershorit

4 Shtator 21:16

OSBE/ ODIHR ka publikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure raportin final të zgjedhjeve të 30 qershorit.

 

Në raportin prej 34 faqesh, OSBE/ODIHR shprehet se kriza politike në vend ka ndikuar negativisht në të frejtën për të votuar. Sipas OSBE, në zgjedhjet e 30 qershorit u cënua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

 

“Dita e votimit ishte përgjithësisht e qetë, përvecc disa tensioneve të vogla. Votuesve jo gjithmonë ju kontrollua gjurma e bojës apo jo gjithmonë u shenjua me bojë përpara dhënies së fletës së votimit. Në listat e zgjedhësve u konstatuan nënshkrime dukshëm identike, që janë provë e votimit me përfaqësim nga të tjerë. U evidentuan raste të personave që përpiqeshin të ndikonin votuesit e tjere. U vu re votimi në grup ose familjar dhe votimi me përfaqësim. Në 16 përqind të vëzhgimeve, MVZ ODIHR vuri në dukje raste të të njëjtit person që u jepte ndihmë shumë votuesve.“, shkruhet në raport.

 

Disa nga rekomandimet e ODIHR:

1.Në mënyrë që të forcohet demokracia pluraliste, që të sigurohet e drejta e qytetarëve për të qenë pjesë e qeverisjes dhe që përgjegjësia të ndahet bashkërisht për procesin zgjedhor, partitë politike dhe aktorë të tjerë duhet të angazhohen në dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës, si dhe të lehtësojnë reformën zgjedhore duke iu adresuar rekomandimeve në këtë raport dhe atyre në raportet e mëparshme të ODIHR-it.

2. Autoritetet dhe partitë politike duhet të marrin masa për të eliminuar problemin e keqpërdorimit të burimeve administrative gjatë dhe midis zgjedhjeve. Autoritetet duhet të miratojnë rregulla të sakta që të përcaktojnë se si të shmanget përdorimi i burimeve publike për qëllime zgjedhore. Duhen ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të arritur depolitizimin e shërbimeve civile publike, dhe që votuesit të mos kenë presion për të marrë pjesë në mitingje zgjedhore, apo që të votojnë për një parti specifike.

3. Autoritetet duhet të garantojnë të drejtën e votuesve për votime të fshehta e të lira. Procedura e votimit duhet të rishikohet për të garantuar fshehtësinë e votës dhe mbrojtje ndaj ndikimeve politike. Rëndësa e fshehtësisë së votës duhet të theksohet gjatë trajnimit të komisionerëve si dhe të përfshihet në materialet e ndërgjegjësimit të votuesve.

4. Siç është rekomanduar edhe në raportet e mëparshme të ODIHR, duhen menduar formula alternative ëpr të emëruar anëtarët e administratës zgjedhore, në mënyrë që të rritet besimi në publik. Këto formula duhet të shoqërohen nga masa procedurale që të garantojnë pavarësinë e tyre.

5. Të gjitha institucionet që kanë përgjegjësi në zgjedhje duhet të jenë në funksion të plotë gjatë periudhave zgjedhore. Duhet të garantohet pavarësia dhe paanshmëria e KQZ-s dhe gjyqësorit.

6. Institucionet ligjzbatuese duhet të hetojnë në mënyrë të kujdesshme, të shpejtë e transparente, të gjitha pretendimet për shkelje të ligjeve zgjedhore. Qeveria duhet të krijojë një procedure që t’u japë mundësinë punonjësve të administratës publike që të raportojnë presione politike që mund t’u jenë bërë në lidhje me vendet e punës. Këta persona duhet të kenë mbrojtje të plotë të garantuar nga ligji.

Posted Under:
Politike
Tagged:
30 qershor OSBE/ODIHR zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte mburoja e një populli, jo agresori

më shumë...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë zëdhënësi i qeverisë iraniane shkruan në shqip “Rama ik”

më shumë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova e Tetova hedhin gurë në Bulevard, fshehin dorën si opozita

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.