Subscribe

Gjykata e apelit Tiranë liroi nga burgu dy mjekët që operuan Eduard Lamajn, autorin e vrasjes se dy biznesmenëve.

Trupa gjykuese të kryesuar nga Ridvan Hado,  pranoi ankimet e bëra nga avokatet duke ndryshuar  masën e sigurisë nga arrest me burg në “detyrim paraqitje”  për Viktor Markun dhe Besim Lamajn.

Mësohet se mjekët do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë ku do të kërkojnë revokim e masës së sigurimit. Ata kembengulin se nuk jane te perfshire fare ne dceshtjen per te cilen akuzohen

Mjekët u arrestuan nga policia, pasi kishin pranuar që të mjekonin Eduart Lamaj kundrejt një shume parash prej 10 mijë euro në një klinikë private pa e referuar ngjarjen ne polici. Por mbrojtja pretendon se ata nuk kishin dijeni qe ishte autori i dyshuar i krimit te ndodhur ne hotelin ne Kurbin.

Lamaj akuzohet për ekzekutimin e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika mbremjen e 30 majit. Ai u ka thene hetuesve se nuk kishte per qëllim që ti vriste por të sulmonte hotelin pasi pronari i tij i kishte lekë borxh.Për ngjarjen është arrestuar edhe ilir xhepaj ndërsa mbeten në kërkim Elson Aliaj  dhe Klaudio Perkola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *