Subscribe

Për herë të parë një shqiptare ka fituar Miss Earth. Ajo është Drita Ziri, 18 vjeçarja me sy të shkruar dhe plot ëmbëlsi. Drita u kurorëzua “Miss Earth 2023” mbrëmjen e së premtes, (22 dhjetor), në Vietnam.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus, Drita Ziri tregoi përjetimet pas fitores. ajo tha se akoma nuk e ka besuar se është shpallur më e bukura e Tokës.

“Eventeve të bukurisë në Shqipëri nuk i jepet aq rëndësi sa në Amerikë apo në vendet latine”, tha Drita, por gjithsesi ajo u shpreh se këtë herë ka ndjerë suportin dhe mbështetjen nga vendet.

“Familja nuk mund të ishte pranë meje, por më ka ndjekur nga ekrani. Ata janë mbledhur dhe kanë festuar për mua”, tregon Miss Earth.

Miss Earth ka një kauz, mbrojtjen e tokës, për të cilën Drita Ziri do ta përfaqësojë në konferenca të ndryshme në të gjithë botën për problemet që has toka edhe për shkak të njerëzve.

Por çfarë synon Dritz Ziri në të ardhmen?

“Unë e mora kurorën time, nuk kam nevoj të marr pjesë sërish në një kompeticion. Televizioni është në synimet e mia. Por gjithçka ngelet për tu parë. Edhe pasi të le kurorën, nuk dmth të le detyrat që një Miss ka. Të marr pjesë në organizata bamirësie apo koferenca që flasin për kauzën që unë po mbroj. Por për momentin gjithë fokusi im është këtu”, ishin fjalët e Miss Earth në “7pa5”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *