Pas normlizimit të situatës, lundrimet nga Porti i Durrësit në drejtim të Portit të Barit do të rinisin sërish mbrëmjen e kësaj të enjteje. Për shkak të motit të keq, lundrimi u pezullua më shumë se 24 orë.

 

Autoriteti Portual i Durrësit bën me dije se do të nisen dy tragete drej Barit. Sipas APD, lundrimet Durrës-Bari do të fillojnë kët mbrëmje me dy të parat, tragetin ‘’Bari’’ dhe ‘’AF Marina’’.

 

“Tragetet “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që aktualisht ndodhen në një nga gjiret e mbrojtur detarë në veri të Barit pritet të afrohen në port sot në mesditë. Ndërkaq, në Durrës situata ka qenë e qetë. Në kalatat 4 dhe 6 të portit vazhdon përpunimi i dy anijeve me melaminë dhe me konteinerë”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *