Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
04 June 2026
Vizion fokus

SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë bashkojnë votat...

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet integrimin e...

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek “Pushimi i...

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari, vendi i...

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të thonë bukurosh

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6 muaj burg...

Shpërthim tritoli në Kurbin

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të...

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, opozita: Policia dhnoi protestuesit....

Njoftimi i ambasadës amerikane përplas PD dhe PS! Balla: Lëreni teatrin, SHBA na mbështet. Bardhi: Rama të japë shpjegime

2 Prill 10:37

Një njoftim i bërë dje nga ambasada amerikane në Tiranë, që paralajmëronte qytetarët e SHBA-së për rrezikun e mundshëm të sulmeve të regjimit iranian ndaj hoteleve, qendrave të biznesit, klubeve dhe restoranteve në Shqipëri, ka ndezur debat mes krerëve të dy grupeve parlamentare. Gjatë seancës plenare, Gazment Bardhi nga PD kërkoi që kryeministri të ishte i pranishëm për t’i dhënë sqarime. Nga ana tjetër, Taulant Balla nga PS theksoi se nuk ka asgjë për t’u alarmuar dhe se Shqipëria mbetet aleate e SHBA-së, e cila gjithmonë ka mbështetur vendin tonë.

Pjesë nga debati

Gazment Bardhi: Përpjekjet për të diskredituar informacionin zyrtar të SHBA si hamendësim e bën Shqipërinë qesharake. Kjo jep mesazhin se qeveria shqiptare nuk ka bashkëpunim me aleatin tonë strategjik në fushën e sigurisë apo më shumë mes dy partnerëve strategjik, anëtarë të NATO-s nuk ka besim te njëri-tjetri. Prandaj mesazhi politik që dha dje Edi Rama është që shqiptarët nuk duhet t’i besojnë SHBA-së për çështje e sigurisë. Ne kërkojmë që kryeministri të paraqitet në seancë plenare dhe të japë shpjegime. Pse e cilësoi hamendësim paralajmërimin e SHBA-së?

Taulant Balla: Mbështes ndërhyrjen e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe më vjen keq që për hesape të debatit politik dhe të shterpësisë të ideve politike, përdoret një njoftim rutinë si në të gjitha ambasadat e SHBA-së, përfshirë Departamentin e Shtetit i cili në mënyrë të përditshme, në komunikimet e përditshme, prej fillimit të marsit njofton qytetarët e vet në të gjithë botën se mund të jenë target i sulemeve të regjimit iranian. Sot duhet të themi që  “Po Shqipëria është aleat i SHBA-së”, presidenti Trump sot ka qartësuar hapat në të cilat SHBA do të ecë, përshëndesim Trump për ndërhyrjen historike sa i përket asgjësimit të regjimit të iranit. SHBA e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë kur ne në mënyrë të vazhdueshme kemi qenë shënjestër e sulmeve të regjimit iranian. Lëreni teatrin dhe bëni atë që duhet të bëjë çdo politikan i përgjegjshëm. Shqipëria nuk ka sot asnjë informacion zyrtar për të qenë target i këtyre sulmeve.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Balla bardhi

Nga e njëjta kategori

SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi

më shumë...

Lamallari viziton në spital policin e plagosur: Hetim të thelluar për ngjarjen e rëndë. Efektivi i vrarë do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”

më shumë...

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet integrimin e Shqipërisë në BE

më shumë...

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me sa do shitet benzina

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

2:08

SPAK sekuestron vilën e Belinda Ballukut në...

1:57

Lamallari viziton në spital policin e plagosur:...

1:53

Dhoma e përfaqësuesve kundër luftës, katër republikanë...

1:34

Presidenti Begaj pret homologun lituanez, Lituania mbështet...

1:23

Bordi rrit çmimin e naftës, ja me...

1:18

Makina përmbyset në kanalim me ujë tek...

1:11

Foto+Video/ Brenda stanit ku fshihej Violand Braçellari,...

12:50

Lamallari ironizon Balliun: Je delirant se të...

12:36

“Në burg je një i vdekur që...

12:25

“Revanshi”, SPAK kërkon 98 vite e 6...

Foto ilustruese
12:15

Shpërthim tritoli në Kurbin

12:14

“Miss Shqipëria” tur në Kastoria, vajzat konkurrente...

12:08

Vuçiç konfirmon se do të shkojë në...

11:56

Debat në Parlament për “Zvërnecin”, opozita: Policia...

11:21

Igli Tare thirret në SPAK

11:21

“Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj”,...

11:17

Berisha nga Kuvendi: Rama qëndrim stalinist, po...

Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri
11:06

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të...

10:57

Foto/ Ky është autori i vrasjes së...

10:56

Politika reagon për vrasjen e efektivit, Begaj:...

Më të klikuarat

  • Efektivi i vrarë, Enea Mekolli DETAJE/ Efektivi Enea Mekolli vritet me armë gjatë operacion...
  • Tragjedia në Shëngjin, këta janë dy të rinjtë që humbën jetë...
  • Vritet efektivi i “Shqiponjave”, Enea Mekolli humb jetën në...
  • Viktima Enea Mekolli, autori Violand Braçellari, i plagosuri Edison Adri Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminal...
  • Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy pers...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.